Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Temperaturat nën zero, probleme në disa akse. Sot pritet që të ndërhyhet në rrugët e fshatrave

08:59 / November 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 11 25 at 19.47.36
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Borë ka në disa zona të Kukësit, Dibrës, Malësisë së Madhe të Shkodrës si dhe Korçës. Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së kaluar, autoritetet kanë ndërhyrë me mjete borëpastruese dhe kanë kriposur të gjitha akset kryesore rrugore.

Temperaturat në Peshkopi kanë zbritur disa gradë nën zero. Personat që u bllokuan në by pass-in e Qafë Murrizës u ndihmuan nga policia dhe u larguan nga aty. Bëhet me dije se një pjesë e atyre që kanë lënë mjetet aty ku u bllokuan kanë shkuar tek të afërmit e tyre në ato zona ku kishin mbetur.

Aksi Peshkopi-Maqellarë-Bulqizë-Tiranë është i kalueshëm, por duhet të përdoren gomat dimërore. Aksi Peshkopi-Koben-Vasie-Kukës është i kalueshëm, por duhet të përdoren gomat dimërore dhe zinxhirët në rast vështirësish. Aksi Peshkopi-Muhurr-Draj-Reç është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë.

Situata problematike vijon në Dibër ku disa njësi administrative si Lura, Selishta, Zall Reçi, Kalaja e Dodës dhe Luznia mbeten të bllokuara. Sot pritet që të ndërhyhet në rrugët e fshatrave. Dëbora e madhe ka thyer disa pemë si pasojë e peshës. Po ashtu janë thyer disa shtylla elektrike duke lënë pa energji disa njësi administrative. Kjo avari u rregullua nga OSHEE po brenda mbrëmjes së kaluar.

Problematika paraqiten edhe në Bulqizë, Klos e Mat. Policia apelon drejtuesit e makinave të shmangin lëvizjet e panevojshme, të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët si dhe të tregojnë kujdes pasi ka ngrica në të gjitha akset rrugore.

Në orët e mbrëmjes së djeshme edhe në juglindje nisën reshjet e borës, veçanërisht në zonat pranë Pogradecit e fshatin turistik të Dardhës. Në Qafë Thanë, bora ka rënë me intensitet më të lartë, por pa sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve. Edhe qyteti i Korçës u përfshi nga reshjet e borës.

bore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.