Qyteti i Korçës mëngjesin e kësaj të enjte është zgjuar me temperatura -5 gradë dhe e “veshur me të bardha”, ku trashësia e borës ka arritur deri në 3-10 cm.

Reshjet e dëborës kanë vijuar nga ora 18:00 deri orën 02:00 duke zbardhur qytetin.

Mësohet se të gjitha akset nacionale paraqiten me prezencë dëbore, ku gjatë natës është punuar me borëpastruese dhe kriposje.

Ndërkohë mësohet se në këto akse rrugore kalimi i mjeteve bëhet pa zinxhirë.

Ndërsa për shkak të motit të keq raportohet se zonat si Vithkuq Gore, Dardhas,Moglicë kanë probleme me energjinë elektrike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here