Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tenderat sekret/ SPAK prej 10 ditësh pa përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë, ja paralajmërimi i fortë

09:46 / May 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1589096382 IMG20200426WA0038
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Posaçme kundër krimit e korrupsionit (SPAK) prej 10 ditësh nuk merr përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë për tenderat sekret për të cilat SPAK ka nisur kryesisht hetimet.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije për Report Tv se të premten ndaj ministres Ogerta Manastirliu është nisur një kërkesë e dytë për informacion pasi në kërkesën e parë prej 10 ditësh ajo nuk i është përgjigjur.

Në shkresën drejtuar ministres Manastirliu hetuesit e SPAK kërkojnë të dinë: Çfarë procedure është ndjekur në tenderat e zhvilluar? Çfarë klasifikimi sekret dhe çfarë niveli sekret kanë tenderat e zhvilluara nga ky institucion? Numrin e tenderave të zhvilluar me procedurë sekrete? Sa është vlera e tenderave me procedurë sekrete? Çfarë është blerë me këto tendera?

Hetuesit thanë për ReportTv se në rast se në fillim jave nuk do të kenë një përgjigje nga Institucioni Shëndetësisë ku kanë dërguar dy shkresa radhazi me këto pyetje atëherë ata do zbarkojnë në këtë institucion për të bastisur zyrat dhe marrë dokumentet e kërkuara.

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, opozita denoncoi se Ministrja Manastirliu i kishte djegur këto dokumente, ndërsa nuk mungoi reagimi i numrit një të shëndetësisë e cila tha se ky pretendim për zjarr imagjinar është i pavërtetë dhe tymi del vetëm nga koka e Bashës.

Prej më shumë se sa 2 javësh, SPAK ka nisur hetimet për tenderët sekret dhe më herët ka pyetur 6 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të ofertave për një procedurë të ngjashme të ndjekur nga ministria e Mbrojtjes për tenderat me ushqimet shpërndarë familjeve në nevojë përgjatë pandemisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026

Krimi i rëndë në Kosovë/ Dyshohet se 25-vjeçarja shtatzënë u qëllua nga bashkëshorti, në spital mbërriti pa shenja jete

10:55 / August 24, 2026

Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë mes luftës dhe thirrjeve për më shumë mbështetje

10:32 / August 24, 2026

BE miraton 6.1 miliardë euro për Ukrainën, në fokus mbrojtja ajrore, raketat dhe municionet

09:52 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.