Siç edhe pritej, në seancën plenare në Kuvend ka tension. Kreu i PD-së, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit, ka hedhur akuza ndaj qeverisë për Portin e Durrësit. Sali Berisha e ka cilësuar si plaçkitjen më të madhe, ndërsa akuzoi Ramën se ai po kërkon të shndërrojë Portin e Durrësit si një pronë të vetën.
Pavarësisht kësaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nuk pranoi t’i jepte fjalën për replikë Berishës.
“Mos bëni viktimën kot, nuk ka asnjë shans që ta bëni këtë. U dhanë argumentat pro dhe kundër e tani do të vazhdojmë me seancën plenare. Nuk mund ta merrni peng seancën”, tha Nikolla.
Fjalën e tij, ashtu siç bëri herën e kaluar, Sali Berisha po e vijon në Facebook.