Një incident ka ndodhur mes flotës ruse dhe asaj të NATO-s në brigjet e detit Adtriatik.
“La Repubblicca”, shkruan se më 22 korrik flota ruse bllokoi rrugën hyrëse dhe dalëse për në Adriatik. Një lëvizje e guximshme, e bërë për të penguar lëvizjen e aeroplanmbajtëses amerikane “Truman”.
Sipas gazetaës italiane, anija ruse “Ammiraglio Tributs” ka lundruar deri në Adriatik për të arritur në brigjet e Abruzzos.
Më në jug, në Salento është vendosur kryqëzori “Varyag” ndërsa anija spiune “Vasily Tatishchev” po kërkonte komunikime në radio në zonë
