Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 101 vota rezolutën e përbashkët për Kosovën, që dënon sulmin me armë të serbëve në Veri të Kosovës.
Momenti i votimit në seancën e sotme parlamentare u shoqërua me tensione, pasi deputetët e opozitës iu drejtuan foltores.
Tensionet u ngritën pasi kryeparlamentarja Nikolla vijoi me nisjen e votimit për projektligjet e seancës së kaluar, gjë që solli edhe reagimin e opozitës.
