Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tensione në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, policia largon protestuesit palestinezë

09:40 / May 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
62590e754e3fe10f104fa44c
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të enjte ka patur sërish tensione në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, teksa policia izraelite ka hyrë në ambientet e saj për të larguar protestuesit palestinezë, pas rinisjes së vizitave të hebrenjve në këtë vend të shenjtë si pasojë e një ndërprerjeje gjatë festave myslimane.

Javët e fundit ka pasur përplasje në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë për myslimanët, i cili është ndërtuar në majë të një kodre që është vendi më i shenjtë për hebrenjtë, të cilët i referohen asaj si Mali i Tempullit. Ajo qëndron në zemrën emocionale të konfliktit izraelito-palestinez.

Ndërsa vizitat rifilluan, dhjetëra palestinezë u mblodhën, duke brohoritur “Zoti është më i madhi”. Përleshjet kanë ndodhur kur policia shkoi për të arrestuar njërin prej tyre. Policia gjuajti plumba gome, ndërsa disa palestinezë strehoheshin brenda vetë xhamisë. Më pas, forcat policore u panë brenda hyrjes së xhamisë.

Policia izraelite tha se u kundërpërgjigj pasi protestuesit hodhën gur drejt tyre, teksa një zyrtar policor u raportua se është lënduar lehtë.

Por, dëshmitarët palestinezë thanë se ata nuk kanë hedhur gurë në drejtim të policisë para se ajo të ndërhynte. Ndërkaq, disa palestinezë që u strehuan në xhami u panë duke hedhur gurë në drejtim të zyrtarëve policorë teksa ata po hynin në ndërtesë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA ofron 20 milionë dollarë për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit

14:58 / November 7, 2026

Paraguaji në krizë politike dhe financiare, ish-presidenti arrestohet sapo u shkarkua nga posti

10:27 / November 7, 2026

Bebe Rexha triumfon si artiste e pavarur, “New Religion” ngjitet në Top 50 të Spotify

23:00 / November 6, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare Jay Rockefeller, trashëgimtari i një prej familjeve më të pasura amerikane

22:21 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.