Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tensionet e forta, Albin Kurti: Vuçiç po kërkon luftë, por ne jemi në gatishmëri

13:48 / December 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të dielë, pas rritjes së frikshme të tensioneve në veri të Kosovës, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve serbë në Kosovë që të distancohen nga regjimi i presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili sipas tyre po i financon dhe po kërkon luftë. Në një konferencë të jashtëzakonshme pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës, Kurti theksoi se Serbia kërkon destabilitet në rajon.

“Ftoj të gjithë serbët në Kosovë të punojnë, jetojnë e qeverisin bashkë me ne. Serbia dëshiron kthim në kohe lufte, ne dëshirojmë të ardhme demokratike prosperuese e europiane. Qytetarët serbë në Kosovë, nuk duhet të pranojnë të kthehen në kohë të shkuara. Kohërat e shkuara të ngelen në të kaluarën. Serbët e Kosovës duhet të distancohen nga grupet kriminale dhe regjimi i Vuçiçit që po i financon dhe i drejton dhe po kërkon luftë në luftë. Ne jemi qeveria e paqes që dëshiron ta ruajë sigurinë pa dallim feje e etnie moshe e gjinie”.

Në konferencë e jashtëzakonshme së bashku me ministrin e Brendshëm Xhelal Svelça, Kurti e quajti të papranueshme situatën në veri të Kosovës dhe u bëri apel për bashkëpunim serbëve, ndërsa theksoi se paligjshmëria nuk do të tolerohet në asnjë pjesë të vendit.

“Një situatë e tillë është e papranueshme për një shtet demokrat e europian ku sundimi i ligjit është i padiskutueshëm. Kemi republikë mbi qeverinë dhe kemi rregull të përbashkët mbi çdo politikë të pjesshme. Qeveria e Kosovës është e interesuar për bashkëpunim me serbët e Kosovës të cilët kanë të drejtë t’i shfrytëzojnë. Komuniteti serb të marrë pozitat që iu takojnë në shtetin tonë, të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të marrim bashkë vendimet. Këto mesazhe i kemi dërguar çdo ditë Serbia përmes grupeve kriminale dhe mungesës ë ligjit në veri po mban peng qytetarët serbë ne do të veprojmë me kujdes. Kemi toleruar shtyrjen disa herë të zbatimeve të vendimeve tona. Ne nuk kemi hequr dorë nga asnjë vendim se nuk heqim dorë nga ligjshmëria dhe kushtetutshmëria dhe detyrimet që kemi. Paligjshmëria nuk do të tolerohet në asnjë pjesë të vendit tonë”.

Albin Kurti Kosovë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

22:52 / July 21, 2026

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA të përdorë bazat e saj

22:30 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.