Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tensionet në Kosovë, Vuçiç: Situata mbetet e vështirë. Kurti është kundër paqes, ëndrra e tij…

21:17 / August 11, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se nuk mbështet dialogun dhe paqen për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes vendeve. I ndalur tek tensionet në Veri të Kosovës, Vuçiç ka thënë se situata me Kosovën mbetet e vështirë.

“Situata në Kosovë është jashtëzakonisht e vështirë. Serbët po joshen, po arrestohen. Ju keni të bëni me një njeri irracional që nuk dëshiron paqe dhe ëndrra e jetës së tij është të dëbojë serbët dhe të bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë”, ka thënë Vuçiçi.

Po ashtu presidenti serb nuk la pa shigjetuar edhe ndërkombëtarët, duke thënë se është akuzuar nga Perëndimi, dhe sipas tij nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka mbrojtur popullin serb.

“Është e vështirë për një veteran politik. Presionet janë, është e vështirë të kërcënohesh. Thonë se po shantazhohem dhe gjithmonë nisin nga vetja e parë”, është shprehur ai.

Më tej shton se Serbia është në rrugën europiane, por nuk mund të mbyllin sytë përballë padrejtësive.

“Unë mendoj se synimi i Serbisë është rruga drejt Evropës. Ne nuk duam të jetojmë në një diktaturë, por në një demokraci, ku askush nuk do t’i vrasë kundërshtarët politikë”.

Kosove tensione Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.