Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tensionet në mbledhjen e kryesisë së PD, deputeti: Të fortët e Bashës na u hodhën në fyt

18:11 / June 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
debate ne kryesi e pd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka folur për tensionet e krijuara dje në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.

Ai u shpreh se mbështetësit e Lulzim Bashës ushtruan presion dhe akuzuan palën tjetër se po mbanin anën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Unë i shoh gjërat në realitet dhe çdo gjë mori fund mbrëmë. Grupet e të fortëve të Bashës, krijuan tension kur po zhvillohej mbledhja e PD-së. Na akuzonin neve që po e merrnim partinë e po e çonim te Sali Berisha. Diskutohej që të bëhej një certifikim i të gjithë anëtarësisë dhe më pas të bëhej votimi. Unë nuk them që të përjashtohet Basha nga gara, por do të ishte shumë e ndershme që të votohej me ndershmëri. Këtu nuk bëhet fjalë për Berishën dhe Flamur Nokën, por për anëtarët e thjeshtë të PD-së që do të bënin zgjedhjen e kryetarit të ri. Na u hodhën në fyt në këtë moment duke na thënë që po e çoni partinë te Berisha dhe Rithemelimi. Unë gjej rastin të falënderoj të gjithë ata deputetë që u ngritën në lartësinë e përgjegjësisë dhe të moralit të tyre. Shpreh keqardhjen për disa deputetë që u shndërruan në patericë për disa interesa të vogla dhe meskine. Nga pala tjetër, nuk bëhet fjalë për fitoren e PD-së, por për mbijetesë të Bashës në PD. Në bashkëpunim me vendimet e gjithë kolegëve të tjerë, do të mblidhemi dhe do të marrim një vendim nëse do të distancohemi apo jo nga kjo forcë politike. Basha ishte personi që kishte bërë gjoja një hap pas, por nuk kishte ikur asnjëherë. Unë i thash që ju po bëni të njëjtën gjë për të cilën akuzon Berishën”, u shpreh Sula gjatë një interviste në Panorama TV.

Lulzim Basha Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.