Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tensionet në veri të Kosovës, eksperti amerikan “godet” Serbinë – a është Beogradi gati për trazira?

22:34 / July 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
amerikani1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, ka folur për tensionet e sotme në veri të Kosovës.

I pyetur nga gazeta “Bota sot”, Serwer ka thënë se përkrah vendimin e Qeverisë së Kosovës për masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Ai ka akuzuar Serbinë se nuk i ka respektuar kurrë marrëveshjet me Kosovën.

“Unë favorizoj reciprocitetin si parim, i zbatuar me maturi. Mua më duket, Kosova është në të drejtën e saj për të zbatuar praktikat serbe tani që marrëveshjet kanë skaduar, veçanërisht pasi Serbia nuk i ka respektuar kurrë marrëveshjet”, ka deklaruar profesori amerikan.

“Tani shtrohet pyetja nëse Beogradi është i përgatitur të bëjë një rrëmujë për të regjistruar protestën e saj”, ka theksuar Daniel Serwer për “Bota sot”.

Gjatë ditës së sotme, serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë rrugën magjistrale në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjës, që gjendet në Komunën e Leposaviqit.

Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.

Policia ka konfirmuar se ka siguruar informacione se janë dëgjuar të shtëna armësh në drejtim të njësiteve policore në veri.

“Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Policia e Kosovës.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se strukturat ilegale serbe në veri filluan me bllokim rrugësh dhe të shtëna armësh.

Ai u shpreh se këtyre tensioneve iu paraprinë deklaratat, takimet dhe mbledhjet e frikës dhe kërcënimit në Beograd dhe në Rashkë, duke akuzuar Aleksandar Vuçiqin dhe Petar Petkoviqin, si përgjegjës kryesorë për trazirat në veri.

“Ende pa filluar lëshimi ynë i dokumenteve të hyrje-daljeve në vendkalimet kufitare me Serbinë, strukturat ilegale serbe në veri filluan me bllokim rrugësh dhe të shtëna armësh. Atyre ju paraprinë deklaratat, takimet dhe mbledhjet e frikës dhe kërcënimit në Beograd dhe në Rashkë. Aty u planifikuan dhe u nxitën këto veprime agresive që po ndodhin sot. Vuçiq dhe Petkoviq janë përgjegjësit kryesorë për trazirat”, ka thënë kryeministri Kurti.

amerikan eksperti godet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.