Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tensionet/ SHBA tërhiqet nga marrëveshja bërthamore, ia hedh fajin Rusisë

16:58 / February 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
usr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Rusinë, që e kishin nënshkruar që prej kohës së ish Bashkimit Sovjetik. Lajmi për tërheqjen e SHBA nga një traktat dhjetëra-vjeçar i kohës së Luftës së Ftohtë dhe që ndalonte prodhimin e armëve bërthamore e ka dhënë Sekretari amerikan Shtetit, Mike Pompeo.

Pompeo tha se duke nisur nga 2 shkurti, Uashingtoni nuk do t’i përmbahet më kushteve të Traktatit të Forcave Bërthamore që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar me Rusinë. SHBA akuzon Rusinë për shkelje të traktatit, i cili ndalon prodhimin e disa llojeve të raketave, por Rusia e mohon pretendimin.

Pompeo u tha gazetarëve se SHBA do t’i japë njoftimin zyrtar Rusisë se po tërhiqet nga traktati për një periudhë gjashtë mujore, nëse Rusia nuk rikthehet tek kushtet e paktit.

“Është detyra jonë të reagojmë në mënyrë të përshtatshme,” u tha Pompeo gazetarëve.

Traktati ishte marrëveshja e parë e kontrollit të armëve në botë për të ndaluar prodhimin e një kategorie të tërë armësh, posaçërisht të raketave që lëshohen nga toka me një rreze veprimi deri në 5,500 kilometra.

Tërheqja nga traktati ka shkaktuar shqetësim tek disa analistë në SHBA të cilët shprehen se ky veprim mund të shkaktojë një garë të re armatimesh.

berthamore Rusia SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.