Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Tentativë për grabitjen e drogës në laboratorin Shkencor të Policisë”, Lala: Nëse kjo gjë vërtetohet do jetë skandali më i madh

23:36 / October 10, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodiana lala
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan u fol për zbulimin e përgjimeve të “Sky ECC” lidhur me një tentativë për vjedhje të një sasie droge e cila ndodhej në laboratorin e policisë për analizë. Gazetari Eni Ferhati shprehet se grabitja nuk ka ndodhur dhe se dyshimet janë që një grup kriminal kanë tentuar grabitjen e drogës dhe zëvendësimin e saj me një medikament të ngjashëm me kokainën.

“Dyshimet janë që ky grup kriminal ka zgjedhur një mekanizëm tjetër sepse si duket ka qenë e pamundur sulmimi me armë dhe dyshimet e SPAK janë se ky grup kriminal ka zgjedhur një formë tjetër, duke e hequr atje me bashkëpunimin e zyrtarëve dhe zëvendësuar me një medikament të ngjashëm me kokainën. Aktualisht SPAK po verifikon. Ka marr një sasi të kësaj droge dhe po bëhen analizat në laborator.”

Gjithashtu gazetarja Klodiana Lala shprehet se çështja po hetohet nga SPAK dhe nëse kjo gjë vërtetohet Policia e Shtetit nuk është më polici, por narkoshtet.

“Në atë kohë SPAK ka dyshime. Grupi kriminal nuk arriti ta zbatonte planin e grabitjes sepse laboratori ndodhej pranë Gardës së Republikës. Këto kanë ngritur dyshime se droga është zëvëndësuar. SPAK ka refuzuar të kthej përgjigje për këtë gjë ama policia e shtetit na ka konfirmuar se ka një urdhër delegimi të Prokurorisë së Posaçme e cila ka sjelle përfaqësuesit e saj në laborator dhe në secilën pako është marrë kampion dhe për të parë se mund të ndodh se nuk janë hequr 613 kg, por janë hequr 20, por mjafton një të jetë lëvizur dhe kjo tregon që policia e shtetit nuk është me polici por është narkoshtet.”

Lala tha se në kohën që kjo ngjarje mund të ketë ndodhur ka qenë drejtor i policisë, Ardi Veliu dhe tashmë që AMP po heton përsëri drejtues është Ardi Veliu, ku gazetarja e ka cilësuar “nonsens” që ai të hetojë veten e tij.

“Në kohën kur ka ndodhur drejtor i policisë ka qenë zoti Ardi Veliu. AMP që zoti Veliu e drejton aktualisht ka nisur nje hetim të brendshëm për të parë mënyrën se si është ruajtur laboratori dhe i bije që në kohën kur ka ndodhur krimi ka qenë drejtues i institucionit dhe në dhe ne kohën që po hetohet krimi është duke hetuar veten dhe kjo është një nonsens që nuk shkon, por unë uroj që të mos ketë ndodhur kjo gjë sepse nëse ka ndodhur do jetë skandali më i madh.”

Droga klodiana lala Laborator
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Produkteve të skaduara u ndërronin datën dhe i hidhnin sërish në treg, arrestohen pronari dhe magazinieri në Vorë

11:05 / July 19, 2025

Lëvizte i armatosur në shëtitoren e Shëngjinit, arrestohet 21-vjeçari

10:40 / July 19, 2025

Rama publikon pamjet e shembjes së ndërtimeve pa leje në Tiranë: Puna nuk do të ndalet

10:00 / July 19, 2025

Ushtria ndihmon për shuarjen e flakëve në Belishovë të Mallakastrës

09:40 / July 19, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.