Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tentoi ta grabiste, 87-vjeçarja përleshet me adoleshentin, më pas i jep për të ngrënë

10:55 / August 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grandma
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grua 87-vjeçare nga Brunswick, Maine, kohët e fundit e çoi stereotipin e gjysheve që këmbëngulin t’u japin vizitorëve për të ngrënë në një tjetër nivel.  Ajo u përlesh me një adoleshent që hyri në shtëpinë e saj për ta grabitur dhe më pas i dha për të ngrënë se ishte i uritur, sipas mediave të huaja.

Marjorie Perkins është në qendër të një prej tregimeve më të fundit të çuditshme që doli nga sistemi i drejtësisë penale në SHBA. Ajo ishte duke fjetur në shtëpinë e saj, kur rreth orës 2 të mëngjesit më 26 korrik, u zgjua dhe pa një djalë 17-vjeçar duke qëndruar sipër saj, i cili i tha: “Do të të pres me thikë.”

“Mendova me vete: “Nëse ai do të më qëllojë, unë do të shkelmoj”, tha Marjorie për Brunswick Times Record.

Kështu, ish-mësuesja e shkollës fillore u ngrit në këmbë dhe filloi të vishte këpucët e saj, por më pas filloi të goditet nga adoleshenti.

Ajo e ngadalësoi disi sulmin duke kapur një karrige dhe duke e përdorur atë si mburojë. Adoleshenti ishte i njëjtë me atë që 10 vite më parë i priste barin në kopshtin e shtëpisë.

Ai e shtyu 87-vjeçaren dhe e goditi në mënyrë të përsëritur, duke i dhënë të paktën një goditje në ballë e cila i shkaktoi mavijosje.

E moshuara e goditi me shkelma dhe me karrigen e pengoi të afrohej. Djali u lodh dhe shkoi vetëm në kuzhinë. Pikërisht atëherë ajo kuptoi se ai nuk kishte veshur pantallona dhe këpucë.

“Duhet të dalësh jashtë,” i tha Marjorie, e cila kishte mbyllur derën. “Ke nevojë për ndihmë. Ai u përgjigj se “ishte tmerrësisht i uritur dhe nuk kishte ngrënë asgjë për një kohë të gjatë.”

Pas kësaj, ajo i dha një kuti me gjalpë kikiriku, biskota me mjaltë, dy mandarina. Adoleshenti i mori dhe nisi t’i hante, ndërsa 87-vjeçarja telefonoi policinë.

Djali u largua para se të vinte policia, por më pas u arrestua dhe u dërgua në një qendër paraburgimi për të rinjtë me akuza për vjedhje, kërcënime kriminale dhe sulme.

E moshuara tha se ajo shpreson që djalit t’i ofrohet e gjithë ndihma që i nevojitet për ta rikthyer jetën e tij në rrugën e duhur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështimi për zgjedhjen e presidentit, Kurti dhe Abdixhiku mbyllin takimin!

19:20 / September 2, 2026

Presidenti amerikan propozon emër të ri për Ngushticën e Hormuzit: Ta quajmë “Ngushtica e Trumpit”

18:22 / September 2, 2026

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor, Kuvendi shpërndahet në ditët në vijim

13:38 / September 2, 2026

New York ndalon përdorimin e Inteligjencës Artificiale për nxënësit në shkolla

13:23 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.