Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi tentoi të fusë doza kokaine në burgun e Fushë-Krujës për të birin, institucion në të cilin vuan dënimin.
Njësia operacionale e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, gjatë kontrollit të familjarëve, i gjetën 53-vjeçarit të identifikuar me inicialet G.G. një palë atlete “NIKE”, brenda të cilës u konstatuan tre paketime me lëndë të butë.
Dozat e kokainës ishin mbështjellë në formë rrethore me celefon.