Ditën e sotme është arrestuar në flagrancë në Portin e Durrësit një shtetas turk me inicialet M.Y 31 vjeç, në përpjekje për të kaluar kufirin me dokumenta të falsifikuara.
Gjithashtu është kryer edhe arrestimi i një shtetasi tjetër, përkatësisht shtetasi R. V., 59 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.
Durrës
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vihen në prangat e policisë edhe 2 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Hetimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin turk M. Y., 31 vjeç, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të dyshuara si të falsifikuara.
