Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 48-vjeçar pasi ka tentuar të përdhunojë kolegen e tij të punës.
Ngjarja ka ndodhur në një furrë buke në Kombinat rreth orës 01.00 të mëngjesit. Gruaja ka bërtitur dhe e ka kundërshtuar kolegun teksa i është drejtuar më pas komisariatit ku ka bër dhe denoncimin.
Ndaj 48-vjeçarit rëndon akuza e “Marrëdhënieve seksuale me dhunë”, e mbetur në tentativë.
