Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tentoi të vriste ish-boksierin, arrestohet pas dy vitesh autori

10:57 / April 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nelsoni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy vite pas ngjarjes autorin e plagosjes së Nelson Hysës, më 14 prill 2017.

Ish-boksieri i Vllaznisë nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në mars të këtij viti u arrestua si pjestar i grupit “Bajri”.

Sipas policisë së Shkodrës është vënë në pranga Valter Ksolla, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të “Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim” mbetur në tentative, dhe “Prodhimi e mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Gjithashtu si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë dy vëllezërit Ndue Ksolla, 32 vjeç dhe Kol Ksolla, 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, për përkrahje të autorit të krimit, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.

Ata dyshohet se përveçse kanë përkrahur Valter Ksollën, dyshohet se me 14 prill të këtij viti kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së L. A., 50 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Lexo edhe: Rezultoi pjesë e grupit “Bajri”, e shkuara e kampionit të boksit

Vetë ish boksieri Nelson Hysa, u arrestuar më 10 mars në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë ku kishte marrë një apartament me qira. Ai është vënë në pranga në kuadër të operacionit “OAZ”, i dyshuar si pjestar i grupit “Bajri”.

Mbi të rëndojnë një sërë akuzash si “Organizata kriminale, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim”, për qëllime të fitimit pasuror.

NGJARJA E DY VITEVE ME PARE


Dy vite më parë, ish boksieri i Vllaznisë Nelson Hysa u qëllua dy herë me armë zjarri pistoletë, ku mbeti i plagosur. Autorët kanë ruajtur lëvizjet e tij dhe sapo ka dalë nga berberi e kanë qëlluar.

Në atë kohë u raportua se ishin dy persona me skafandër që qëlluan në drejtim të tij, ndërsa po lëviznin me një motor dhe menjëherë pas ngjarjes janë larguar në drejtim të paditur.

arrestohet boksierin Nelson Hysa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.