I akuzuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, Redjan Rraja, e ka mohuar akuzën sot përpara trupit gjykues.
Menjëherë pasi, prokurori çështjes Adnand Xholi lexoi deklarimet e dhëna nga Rraja në vitin 2019, ky i fundit e ka mohuar kategorimatikisht përfshirjen e tij në ngjarje.
Njëkohësisht, Gjykata e Posaçme delegjitimoi nga procesi një prej avokatëve të Rrajës, Alban Bengasi, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”. Gjykata theksoi se avokati Bengasi nuk legjitimohej, pasi ndaj tij ishte dhëne një masë sigurie “arrest në burg”.
