Një i ri u gjet në Himarë me prerje të thella në fyt, i cili u dërgua menjëherë në spital.
Burime medatike bëjnë të ditur se ai është paraqitur në qendrën shëndetësore të Himarës rreth orës 13.00 dhe më pas në urgjencën e Spitalit të Vlorës.
Mësohet se i riu Nelo Ndokaj, 26 vjeç është diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor. Ai jetonte në Sarandë me të ëmën dhe fakti që ka zgjedhur Qafën e Vishës konfirmon dhe më tej faktin e vetëplagosjes pasi është zona e pafrekuentuar nga qytetarët, të cilët nuk disponojnë një automjet.
Personi në fjalë ka shkuar enkas për t’i dhënë fund jetës. Nga spitali i Vlorës është nisur drejt traumës në orën 19:00 të datës 21 dhjetor dhe momentalisht ndodhet në gjendje kome, por me shenja jete.
Trupi i tij është gjetur në rrugën kryesore, ku nuk ka pasur kamera sigurie, në Qafën e Vishës e cila është maja më e lartë e zonës. Mendohet se deri aty ka shkuar në këmbë ose me automjet rasti.
