Një makinë është tentuar te vidhet gjatë natës e më pas i është vënë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, pranë stadiumit “Niko Dovana”.
Nga pamjet shihet që automjetit kanë dashur ti çmontojnë aksesorët dhe më pas kanë thyer xhamat e tij.
Autorët i kanë vënë zjarrin, duke djegur gjysmën e mjetit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

