Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 19-vjeçar i cili tentoi të vriste me thikë dy të rinj. Ngjarja ka ndodhur për jë konflikt të çastit dhe dy të plagosurit janë në spital nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I POLICISE
Durrës
Plagosi me thikë 2 shtetas, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
B. K., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 11, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasit R. Z., 21 vjeç dhe L. H.,23 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
