Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tentuan të hyjnë në Shqipëri përmes Rinasit, deportohen 2 shtetas iranianë që erdhën nga Gjermania

20:20 / August 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aeroporti rinas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grua dhe një burrë, të lindur në Iran, me shtetësi gjermane, pasi kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit, u është ndaluar hyrja në Shqipëri. Afshin Kalantarit bashkë me Soltani Batool u është refuzuar hyrja dhe kërkuar kthimi nga kishin udhëtuar për në Gjermani. Ata kanë refuzuar ta bëjnë këtë dhe janë mbajtur 72 orë në aeroport e më pas janë deportuar në Gjermani.

Policia e kufirit ka njoftuar Drejtorinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit menjëherë sapo dy iranianët kanë paraqitur një ftesë nga shoqata ASILA e krijuar për të ndihmuar iranian që jetojnë në Shqipëri. Rreth kësaj shoqate janë bashkuar ata të cilët kanë dezertuar MEK.

Në ftesë thuhej se Afshin Kalantari dhe Soltani Batool do të merrnin pjesë një ceremoni të mikut të tyre Iranian, ardhur në Shqipëri nga Gjermania. Dy javë më parë me urdhër të prokurorëve të SPAK zyrat e ASILA u kontrolluan prej oficerëve të BKH.

Shoqata ASILA është vënë nën hetim për lidhje me rregjimin e Iranit dhe veprimeve që synojnë cënimin e sigurisë të antarëve të MEK strehuar në vendin tonë. Ndalimi i dy iranianëve me shtetësi gjermane vjen një javë më pas nga anullumi samitit vjetor të opozitës Iraniane për arsye sigurie. Ky nuk është rasti i parë që nga Shqipëria dëbohen iranianë me pasaporta gjermane.

Në vitin 2018 Policia e Shtetit tha se parandaloi një sulm terrorist tek Kryegjyshata bektashiane. Iranianët me inicialet F. Z 65 vjeç dhe S.M. 59 vjeç u ndaluan nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe njësia e anti-terrorit në policinë e shtetit.

Momentin e ndalimit dy iranianët ishin duke bërë foto dhe u thanë oficerëve të anti-terrorit se ishin gazetarë dhe kishin ardhur me ftesë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Një vit më pas, drejtori athershëm i policisë së shtetit Ardi Veliu deklaroi se “Celula terroriste i përket njësisë së operacioneve  të  jashtme  të  Forcave QUDS,  një  njësi operacionale  e konsideruar si klandestine dhe sekrete, e cila është përgjegjëse për planifikimin dhe zbatimin e aktivitetit terrorist jashtë Iranit”.

Të gjithë iranianët që mbërrinë në të pikat kufitare hyrëse të Shqipërisë i nënshtrohen kontrolleve të shumëfishta për të dedektuar e parandaluar hyrjen e agjentëve të njësisë operacionale sekrete KUDS.

deportohen iraniane rinasi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.