Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tentuan të kalonin përroin e Zaranikës dhe rrezikuan mbytjen, dështon aventura e dy të rinjve

10:12 / July 5, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elbasan zjarrfikesit 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e të shtunës dy të rinj, të cilët kishin tentuar të kalonin përroin e Zaranikës kanë rrezikuar jetën pas përkeqësimit të papritur të motit.

Dy të rinjtë sipas Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit për shkak të motit të keq kishin mbetur të izoluar në mes te shtratit të rrjedhës së përroit të Zaranikës në një “ishull”.

Ata kanë kërkuar ndihmë pasi po iu rrezikohej jeta nga vërshimi i jashtëzakonshëm i ujërave të përroit dhe vetëm ndërhyrja e menjëhershme e ekipit zjarrfikës në orët e vona të natës së shtunë bëri të mundur shpëtimin e jetës së dy të rinjve që rrezikonin mbytjen.

Ndërhyrja ka qenë mjaft e vështirë, por fatmirësisht është arritur që të nxirreshin në kohën e duhur nga “ishulli” dy të rinjtë që kishin parë vdekjen me sy. Gjatë pasdites së shtunë disa zona në Qarkun e Elbasanit u përfshinë nga moti i keq i shoqëruar shi dhe breshër duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pemtari dhe kultura bujqësore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrau nënën me sqepar dhe plagosi babain/ 45-vjeçari “kyç” gojën para grupit hetimor: Bën gjeste skizofrenie

09:50 / August 25, 2026

Detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi/ Autori e shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë

09:34 / August 25, 2026

Aksident i rëndë në Golem/ Motomjeti përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona

09:24 / August 25, 2026

Arrestohet në Ekuador “financieri” i mafias shqiptare, “Caballo” ishte në kërkim për trafik droge

17:57 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.