Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për mashtrim. Policia njofton se këta persona kanë tentuar të mashtronin një biznesmen duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik, me qëllim marrjen e një shumë të madhe parash.
Në pranga kanë rënë një 19 vjeçar dhe një 25 vjeçar, ndërsa në kërkim është shpallur një tjetër 25 vjeç. Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një shtetas, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të një personi publik, për të përfituar shumën 50 000 euro.
