Historikisht njerëzit kanë mbajtur me vete objekte të ndryshme, të cilat i shohin si fatsjellëse.
Teologu Miron Cako, tha se simbolet në vetvete mund të përçojnë energji negative dhe pozitive.
Sipas tij, njerëzit nuk janë të informuar mbi kuptimin e tyre dhe shpeshherë mbajnë simbole që në fakt përçojnë energji negative.
“Kryqi kokëposhtë është një simbol satanik që tregon se është i lidhur me djallin. Nuk është aspak fatsjellës sepse tregon se je kundra Zotit. Simboli i paqes është marrë nga lashtësia, është shenjë anti krisht që e mbanin ata që mohonin besimin e krishtë ndërsa sot vihet si simbol i paqes.
Ylli i Priamit, për lart është njeriu perëndi, ndërsa poshtë djalli, një simbol që e mbanin gjatë komunizmit, ylli i kuq është simbol lufte. Simboli rrufe është simbol i djallit dhe këto grupe rrokiste, njihen si djemtë e antikrishtit. Simboli i tre gjashtave është simbol i së keqes, njeriu u krijua në ditën e gjashtë, ra në orën 6 dhe është drejt së keqes. Numri i anti krishtit kontrollon sistemin botëror të mallrave.
XXX është një simbol i organit seksual mashkullor që vjen nga India dhe tregon kryqin e shkallmuar, është simbol i vdekjes. Simboli i grushtit ka lidhje me Babiloninë, domethënë arroganca kundër perëndisë. Në grupet okulte do të thotë simbol i fshehtësisë dhe hermetizmit.”, theksoi teologu për ABC.
