Shkencëtarja dhe kozmologia shqiptare Laura Mersini Houghton, e cila jeton në SHBA, dhe punon në Universitetin Amerikan të Karolinës së Veriut, në Chapel Hill, është pretendente për çmimin “Nobel”, pasi ka gjetur prova që vërtetojnë teorinë e saj për multi universin.
Emrat e shkencëtarëve që kanë prova që vërtetojnë teorinë e tyre qëndrojnë në listën e kandidatëve për 50 vite, por askush nga ata nuk e di me saktësi nëse e ka apo jo emrin. Pra që të jesh kandidat duhet të kesh prova që e vërtetojnë teorinë dhe ajo është me fat që teoria e saj e grimcave të krijimit të Universit është provuar.
Mersini-Houghton mori diplomën Baçelor të Shkencës nga Universiteti i Tiranës dhe më pas Master të Shkencës nga Universiteti i Maryland. Ajo mori Ph.D në vitin 2000 në Universitetin e Wisconsin–Milwaukee. Pas marrjes së doktoraturës, Mersini-Houghton ishte në një hulumtim pas-doktorature në institucionin italian të mësimit të lartë Scuola Normale Superiore di Pisa nga viti 2000 deri 2002.
Në vitin 2002 kreu një hulumtim post-doktorature për dy vite në Syracuse University. U punësua në Universitetin e Karolinës së Veriut ndërsa në janar të vitit 2004 filloi pune si profesore asistente në fizikë teorike dhe kozmologji në UNC.
