Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Teoritë konspirative: Hëna e përgjakur e 26 majit simbolizon fundin e botës

23:04 / May 25, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hena 26 maj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mund të duket shprehja më qesharake e ditëve tona, aq herë sa është përsëritur, ama konspiracionistët kanë frikë se Hëna e përgjakur e 26 majit mund të simbolizojë atë që ne e njohim si  fundin e botës.

Eklipsi i parë i plotë në dy vjet do të jetë i dukshëm në Oqeanin Paqësor, Azi, Australi dhe në pjesë të madhe të Amerikës.

Siç shkruan Daily Star, Hëna do të marrë ngjyrë të kuqërremtë, ashtu siç parashikohet në Bibël, kur të vijë “dita e tmerrshme e Zotit”.

hena01

Besimi në fenomenin natyror mori një jetë të re në vitin 2013 kur disa ministra të krishterë sugjeruan që “tetrad” mund të sillte fundin e botës.

Sipas John Hagee dhe Mark Blitz, fundi i botës “tetrad” është një seri prej katër eklipsesh që ndodhin brenda kornizës kohore të festave hebraike, me gjashtë hëna të plota në mes.

Në vitin 2013 Hagee parashikoi: “Në dy vitet e ardhshme, do të shohim diçka dramatike që do të ndodhë në Lindjen e Mesme dhe që përfshin Izraelin, i cili do të ndryshojë rrjedhën e historisë në Lindjen e Mesme dhe do të ndikojë në të gjithë botën”.

Blitz shton se të gjitha këto shenja, që vijnë së bashku në një kohë, janë potencialisht sinjalet kulmore që Zoti po mbyll këtë kapitull të historisë njerëzore.

“Kjo mund të jetë thirrja e fundit përpara Mundimit të Madh të përmendur në Bibël. Zoti, gjithmonë ka dashur të paralajmërojë popullin e tij dhe pjesën tjetër të botës, para se të ndërhyjë. Çfarë mënyre më të mirë për të komunikuar me ne sesa përmes gjuhës universale të shenjave qiellore që flasin me çdo fis, gjuhë dhe komb?”

Profecia që ka frymëzuar ide të tilla është kur Pjetri citon profetin Joel 2: 30–31 duke thënë: “Dhe unë do të tregoj mrekulli në qiej dhe në tokë, gjak dhe zjarr dhe shtylla tymi. Dielli do të kthehet në errësirë dhe hëna në gjak para se të vijë dita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit”.

Megjithatë, komplotistë të tjerë e argumentojnë se Hëna e përgjakur ishte parathënë nga Libri i Zbulesave, i cili flet për tërmete të mëdha, dielli duke u bërë i zi dhe hëna “duke u bërë si gjak”.

Ndryshimi i ngjyrës së hënës ndodh për shkak të një efekti të njohur si shpërndarja Rayleigh i cili shkaktohet nga hëna që zhytet në hijen e Tokës gjatë eklipsit.

Një pjesë e ndriçimit nga dielli do të arrijnë në Hënë, por rrezet e diellit do të përkulen dhe shpërndahen nëpër atmosferën e Tokës, duke filtruar brezat jeshile dhe vjollcë të spektrit të dukshëm.

Ky efekt, i cili i bën perëndimet e diellit në portokalli dhe qiellin blu, do ta bëjë hënën të duket e kuqe.

Pretendimet e Hagee dhe Blitz që vendosën Izraelin dhe Lindjen e Mesme në qendër të apokalipsit simbolik, janë hedhur poshtë nga astronomët, studiuesit biblikë dhe teologët.

hena pergjakur teorite
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025

Avokatja e Popullit: Meta ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, ka firmosur dy dokumente

18:26 / October 30, 2025

Arrestohet 27-vjeçari nga Vlora, kapet me kanabis dhe kokainë

11:00 / October 28, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.