Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tërheqja e Valdrin Pjetrit, Rama: Gënjeu në mirëbesim, duhet të mbajë përgjegjësi penale

10:44 / August 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama valdrini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak orë pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit si kryebashkiak i Shkodrës, ka ardhur edhe reagimi nga Edi Rama.

Përmes disa postimeve në Twitter, shefi i qeverisë shprehet se partitë nuk e kanë mundësinë të verifikojnë kandidatët.

Ai thotë se Pjetri nuk është kriminel, por kandidatët që gënjejnë në mirëbesim nuk mund të lënë baltë mbi partinë që i jep mundësinë.

“Koha të fusim në ligj afate verifikimi shtetëror të kandidaturave para regjistrimit të tyre në zgjedhje!” – thotë kryeministri.

Edi Rama:

Valdrin Pjetri nuk është kriminel! Ai ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD. Çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrësesi njeriun një kriminel! Por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme!

Partitë nuk verifikojnë dot të dhëna individuale jashtë afateve të përcaktuara nga shtetet për dëshminë e penalitetit. Ato merren vetëm me kërkesë nga policia ose prokuroria. Koha të fusim në ligj afate verifikimi shtetëror të kandidaturave para regjistrimit të tyre në zgjedhje!

Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar.

Ai duhet të përjashtohet nga gara pa mundur të regjistrohet në zgjedhje dhe ta marrë të plotë gjithë përgjegjësinë e vetëdeklarimit të rremë.

Jo vetëm kaq,po është koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur. Çdo vetëdeklarim i rremë duhet të sjellë përjashtim dhe dënim penal. Përgjegjësia individuale s’mund të ketë më asnjë fije kosto kolektive.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

13:07 / October 30, 2026

BE nis shqyrtimin e kapitullit të radhës me Shqipërinë

12:58 / October 30, 2026

Transferimi i Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, ministri Toni Gogu kthen përgjigje zyrtare Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafajt/ Inspektim për të gjitha lëvizjet në burgje

12:00 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.