Komisioni i Ligjeve ka miratuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit të Kadastrës, duke pranuar arsyetimet ligjore dhe kushtetuese të kreut të shtetit.
Tani i ngelet seancës plenare të vendosë përfundimisht se deri në çfarë thellësie dhe cilësie do të shkojë përmirësimi i kësaj iniciative të re ligjore, të konstatuar si antikushtetuese nga Meta.
Pranimi i dekretit do të thotë rrëzim i ligjit, ndaj dhe referuar Kushtetutës dhe praktikës të ndjekur me ligjin “Për Teatrin Kombëtar”, tek Presidenti duhet dërguar sërish për dekretim ligji i ri që Kuvendi do të miratojë.
Meta do të ketë mundësi sërish të shprehet me dekret mbi këtë ligj të ri, duke verifikuar kështu në mënyrë të hollësishme, nëse janë ndrequr të gjitha gabimet dhe shkeljet Kushtetuese të konstatuara prej tij në ligjin “Për kadastrën” të kthyer për rishqyrtim.
