Kandidati për Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Durrësit, Skënder Kapiti, është larguar nga gara.
Kapiti ishte nën logon e Partisë Demokratike, e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj.
Mësohet se ai do t’i bashkohet fushatës elektorale të Igli Carës, i cili kandidon për kreun e Bashkisë së Durrësit, për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, bën me dije “News 24”.