Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tërmet i fortë ‘shkund’ ishullin e Siçilisë

20:53 / February 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
termet6 e1702214877857 770x426 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.8, u regjistrua pasditen e sotme në ishullin e Siçilisë në Katania. Tërmeti kishte një thellësi prej 17 km ndërsa raportohet se u regjistrua në orën 16:19. Mediat italiane raportojnë se nuk u regjistruan dëme në ndërtesa edhe pasi tërmeti u pasua me tetë paslëkundje të tjera për më shumë se një orë.

Pas goditjes kryesore, Instituti Kombëtar i Vullkanologjisë regjistroi tërmete me magnitudë 2.5 dhe 3.4 në një thellësi që varion nga 18 në 4 km nga ora 16:40 deri në 18:08. Presidenti i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, Carlo Doglioni, tha se këto tërmete janë për shkak të lëvizjes së konvergjencës midis pjesës veriore të Siçilisë dhe asaj jugore të detit Tirren.

Dridhjet në shtëpi u ndjenë në Messina dhe në disa komuna në bregdetin Tirren të Mesinës. Tronditja është ndjerë edhe në Palermo, veçanërisht në katet e sipërme të ndërtesave, ku kreu i mbrojtjes civile rajonale Salvo Cocina ka ndjekur ngjarjet në kontakt me dhomën e operacionit.

Presidenti i Rajonit të Siçilisë, Renato Schifani tha se është në kontakt të vazhdueshëm me kreun e Mbrojtjes Civile. Ai tha se janë në gatishmëri të ndërhyjnë me të gjitha mjetet në dispozicion për të mbështetur komunitetet e përfshira dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni tha se po ndjek evoluimin e situatës lidhur me tërmetin e fortë në Messina. Ajo është në kontakt të vazhdueshëm me ministrin Nello Musumeci, kreun e Mbrojtjes Civile Fabio Ciciliano dhe autoritetet kompetente për të monitoruar zhvillimet dhe për të koordinuar çdo ndërhyrje.

Ishull sicili termet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.