Në Kroaci toka nuk gjen qetësi teksa lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Mësohet se tërmeti ishte me magnitudë 5.0 i shkallës Rihter dhe epiqendra ishte 50 km në juglindje të Zagrebit.
“Ne nuk kemi një informacion të tillë deri më tani, por është e mundur që një tërmet i tillë të ketë shkaktuar dëme materiale në zonën ku është vendosur epiqendra, e cila është ngjitur me qytetin e Petrinia,” tha sizmologu Kresimir Cook.

