Kryeministri Edi Rama është “zhgënjyer” nga kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmeti Peçi. Gjatë një takimi në një prej bujtinave të zonës, Rama është ulur për të drekuar me socilistët por ka kërkuar nga Peçi që ta priste me raki. Por mesa duket kryebashkiaku i ka dalë nga parashikimi, duke u shpjeguar se po kalojnë kohë të trazuara. Ndaj ia kishte ndaluar vetes konsumimin e rakisë.
PJESË NGA BISEDA:
Edi Rama: Të gjitha i prisja por që t’i të më bëje gëzuar me ujë. Nuk e kuptoj. Se është normale në Gjirokastër.
Tërmet Peçi: Jemi në kohë të trazuara, duhet mendja e kthjellët.
Edi Rama: Shkurt muhabeti, nuk ke raki për të më bërë gëzuar. Bëj shaka. Kaloje dorë më dorë, kaloje tek gratë njëherë.
