Lashtësia e qytetërimit në Lezhë dëshmohet edhe përmes mureve fortifikuese të ndërtuar që në kohën e Ilirëve. Muret e qyteti që dikur quhej Lis u ndërtuan me me gurë ciklopik nga kalaja deri në breg të lumit Drin.
Një pjese e gurëve prej erozionit dhe tërmeteve janë shembur. Specialisti i Kulturës Kombëtare, Ded Margjoni, tregon se si janë dëmtuar ndër vite pjesë të mureve ilire.
“Kriteri themelor i ndërtimit të mureve të Lis-it është themeli, bazamenti shumë i fortë. Në këtë zone ku jemi ne, në pjesën veriore, gjeologjia e tokës është disi më e dobët me përmbajtje argjilore dhe ka sjellë shembjen e murit, nga këtu deri buzë lumit Drin”.
Shkatërrimi i mureve vazhdon dhe sot po këtë here nga njerëzit. Historian Paulin Zefi tregon se pas 1990 gurët janë marrë për ndërtimin e banesave.
“Pas 90 gurët u morën për ndërtime”./ AbcNews.al
