Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tërmeti dhe ngadalësimi i ekonomisë tkurrin konsumin

13:47 / January 10, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
market
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshimi vjetor i çmimeve në dhjetor ishte në nivelet minimale, atipike kjo për fundin e vitit. Tërmeti i 26 nëntorit dhe pasiguria që ngjalli tek qytetarët duket se u reflektua në një konsum të dobët. Instituti i Statistikave bëri me dije se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Dhjetor 2019 është 1,1 % shumë më poshtë se objektivi i Bankës së Shqipërisë në 3 për qind. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Dhjetor 2019, krahasuar me Nëntor 2019, është 0,8 %.

Mesatarja e gjithë vitit 2019 ishte 1.4 për qind, më e ulëta nga viti 2000, kur inflacioni zbriti dhe në nivele negative për shkak të efektit nga eksodi i shtetasve të Kosovës (për shkak të luftës me Serbinë), që ndikoi në rritjen e prurjeve valutore dhe ndihmave. Më pas inflacioni u përshpejtua, duke kaluar dhe 4% në 2010-2011, për të rënë sërish në vitet e mëpasshme poshtë 3%.

Sipas INSTAT rritja vjetore e çmimeve në muajin Dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,95 pikë përqindje, pasuar nga grupi ‘Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë’ me +0,07 pikë përqindje.

“Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan”, “Shërbimi arsimor”, “Transport” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje secili” vlerëson INSTAT.

Krahasuar me muajin Dhjetor 2018, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,6 %, pasuar nga grupet “Argëtim e kulturë” me 2,2 %, “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,2 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Mallra dhe shërbime të ndryshme”, “Shërbimi arsimor” dhe “Transporti” me 0,2 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,1 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me 0,4 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,2 %, “Komunikimi” me 0,1 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 15,1 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4,6 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 2,3 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 1,8 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 1,2 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Nëntor 2019, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rriten me 2,0 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 0,6 %, “Argëtim dhe kulturë”, “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me nga 0,2 % secili, ”Mallra dhe shërbime të ndryshme” dhe “Veshje dhe këpucë” me 0,1 % secili. Ndërsa, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” u ulën me 0,2 %./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosovë, afati i fundit për presidentin/ Nuk ka dakordësi mes partive, ligji për “Specialen” mbetet peng

11:11 / October 6, 2026

Shërbimet onkologjike më pranë pacientëve, ministrja Spahiu: Borde tumoresh në spitalet rajonale

09:47 / October 6, 2026

Ndeshja Shqipëri-San Marino/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

09:36 / October 6, 2026

Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

22:39 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.