Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Tërmeti, Emiratet e Bashkuara sjellin 460 çadra dimërore ndihmë për Shqipërinë

15:42 / December 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ndihma
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Emiratet e Bashkuara Arabe i janë bashkuar nismës së vendeve që kanë kontribuar me mjete logjistike apo ekipe në vendin tonë, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Të premten mbërriti në Shqipëri një cargo nga Emiratet e Bashkuara me ndima logjistike prej 460 çadra familjare dimërore për të lehtësuar sado pak vështirësitë e hasura në vend, nga tërmeti që goditi vendin tonë me 26 nentor.

Në Rinas, avioni u prit nga drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes civile Haki Çako, i cili falenderoi perfaqësuesit  nga Emiratet e Bashkuara per gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar.

Mjaft shtete të tjera kanë shprehur solidaritet të menjehërshëm me Shqipërinë në këto ditë. Kosova ishte ndër të parat që u angazhua në operacionet e kërkim shpëtimit, qeveria akordoi  100 mijë euro ndihmë financiare si dhe kamionë me ndihma në ushqime  veshmbathje dhe batanije.

SHBA ka sjellë një numër ekspertësh. Bashkimi Evropian njoftoi një ndihmë prej 15 milionë eurosh. Turqia është angazhuar të ndërtojë rrreth 500 shtëpi, veç ndihmave të tjera. Republika e Austrisë do të ndihmojë qeverinë shqiptare në përballimin e pasojave të tërmetit të datës 26 nëntor 2019, duke vënë në dispozicion 600,000 €, për rindërtimin e banesave të shkatërruara apo dëmtuara.

Ndërsa së fundmi  Rumania krahas ekipit të ķërkim – shpëtimit solli edhe ndihma humanitare me dy kamionë nga Administrata Kombëtare e Rezervave të Shtetit dhe Probleme të Veçanta.

Ndihma 2

Emiratet e Bashkuara shqiperine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.