Personazhet e njohur të ekranit janë solidarizuar me popullin shqiptar, në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.
Pas Rita Orës që ka premtuar ndërtimin e një shtëpie, të njëjtën gjë ka bërë dhe Ermal Meta, i cili ka përzgjedhur familjen Alla për ta ndihmuar.
““Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erion Veliajt duke dhënë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit”, shkruan Ermali.