Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tërmeti i fortë me magnitudë 6.1 në Kretë

09:24 / May 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kriti 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi mëngjesin e së enjtes zonën pranë Neapolis, në prefekturën e Lasithit, duke shkaktuar shqetësim të madh në mesin e banorëve të Kretës dhe përtej saj. Lëkundjet u ndjenë qartë edhe në rajonin e Atikës, përfshirë Athinën.

Sipas mediave lokale, shumë banorë janë zgjuar të alarmuar, duke dalë jashtë banesave të tyre për siguri. Dëshmitarët raportuan një gjëmim të fuqishëm pas lëkundjeve, ndërsa pamjet filmike tregojnë kabllot elektrike dhe makinat duke u dridhur gjatë tërmetit.

Në disa supermarkete, produkte ranë nga raftet, duke shkaktuar dëme materiale të vogla.
Pasgoditjet nuk kanë munguar – janë regjistruar nëntë lëkundje të tjera, me magnitudë që varion nga 2.5 deri në 3.5 ballë të shkallës Rihter.

Zjarfikësit në gatishmëri

Shërbimet zjarrfikëse janë në patrullim aktiv për të kontrolluar gjendjen në terren, ndërsa rrëshqitje të vogla dheu janë vërejtur në rrugët provinciale. Në rrugën “25 Gushti” në Heraklion, një pjesë e një ndërtese u shemb pjesërisht, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Bashkitë e Heraklionit dhe Lasithit kanë urdhëruar inspektime në institucionet arsimore, megjithatë nuk është raportuar ndonjë problem serioz. Në një deklaratë zyrtare, Bashkia e Heraklionit njoftoi se të gjitha strukturat e saj janë në gjendje gatishmërie.

Kryetari i Bashkisë së Heraklionit, Alexis Kalokairinos, ka komunikuar me Presidentin e OASP, Prof. Efthymis Lekkas, dhe autoritetet përkatëse për të vlerësuar situatën.

Autoritetet vazhdojnë monitorimin, ndërsa qytetarët këshillohen të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të shmangin zonat me rrezik potencial.

Greqi krete lekundje magnitute termet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FMN: Paqja fiskale rrezikon përparimin e Shqipërisë në administrimin e tatimeve

14:50 / November 14, 2025

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

14:30 / November 14, 2025

Nëna e autorit: Flora mblidh mendjen, yt bir kështu ka bërë

14:03 / November 14, 2025

Rusia godet “çdo lagje” të Kievit, shpërthejnë zjarre në mbarë kryeqytetin ukrainas

08:01 / November 14, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.