Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 ballë ka goditur mbrëmjen e kësaj të premteje Ballkanin. Epiqendra ka qenë në Sarajeve, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në disa shtete, përfshirë edhe Shqipërinë.Sipas Institutit të Gjeoshkencave në Shqipëri lëkundjet janë regjistruar në orën 21:07 me orën lokale dhe epiqendra ka qenë Bosnje Hercegovina, 10 km në jug perëndim të Mostarit dhe 202 km nga Tirana.


