Në këto ditë të vështira për Durrësin dhe Thumanën, me mijëra qytetarë janë solidarizuar duke dhuruar batanije, veshje dhe ushqime. Një sasi e konsiderueshme është dërguar edhe nga qytetarët e Matit të cilët i janë bashkuar nismës së kryebashkiakut Malaj.
“Nga Mati u nisën 3 furgonë me ushqime dhe veshëmbathje, të cilat u depozituan në rezervat e shtetit në Shkozet dhe do të shpërndahet për familjet që kanë nevojë. Ndërkohë vlera monetare e mbledhur nga banorët do të depozitohen në e-albania. Falenderoj të gjithë banorët e Matit për çdo kontribut të dhënë”, thekson kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj.