Presidenti francez Emmanuel Macron propozon organizimin e një konference ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë të përballet me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit që mori jetën e më shumë se 50 personave.
Sipas të përditshmes franceze Le Figaro, Macron ka folur pas samitit të NATO-s në Londër. “Ne kemi nevojë për një konferencë solidariteti me Shqipërinë”, është shprehur ai. Kjo konferencë që mund të organizojë Franca synon të mobilizojë ‘si partnerë publike dhe privatë’, për të “organizuar rindërtimin” pas tërmetit që la rreth 5 mijë njerëz të pastrehë, ka thënë më tej presidenti i Francës.
Le Figaro shkruan se marrëdhëniet mes Parisit dhe Tiranës janë prekur së fundmi për shkak të kundërshtisë franceze për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Parisi prezantoi në nëntor propozimet e saj për të reformuar procesin e zgjerimit.
