Më shumë se një mijë persona janë konfirmuar të vdekur si pasojë e tërmetit të fuqishëm, 7,7 rihter që goditi Mianmarin.
Tërmeti preku rëndë qytetet Mandalay dhe Naypyitaë, duke dëmtuar spitale, ura dhe rrugë. Në Tajlandën fqinje, tërmeti shkaktoi nëntë viktima dhe shembi një ndërtesë në ndërtim në Bangkok, ku 30 persona mbetën të bllokuar nën rrënoja dhe 49 rezultojnë të zhdukur.
SHBA parashikon se bilanci i viktimave mund të arrijë mbi 10,000. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit ndërkombëtar, përfshirë një grup nga Kina, kanë mbërritur për të ndihmuar operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.