Ambasada shqiptare në Ankara ka vendosur një numër kontakti në dispozicion të shqiptarëve që jetojnë në Izmir për çdo rast emergjence.
“Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë perëndimore,pranë zonës së Izmirit. Ambasada shqiptare në Ankara i bën thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt dhe ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit +90 5495611985 për rast emergjence”, shkruan ambasada në rrjetet sociale..
