Mjaft njerëz të njohur të showbizit shqiptar janë vënë në lëvizje për të mbledhur fonde për të prekurit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.
Rita Ora, Ermal Meta dhe Bebe Rexha kanë marrë përsipër të ndërtojnë nga një shtëpi për familjet që tërmeti u mori pronën.
Emina Cunmulaj do të dhurojë 10 mijë dollarë ndërsa Labinot Tahiri 10 mijë euro në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.
Këngëtar shqiptarë janë aktivizuar në terren në ndihmë të familjeve të dëmtuara, ku Noizy ka gatuar në Durrës për ta, Stresi prej ditësh ndodhet pranë tyre dhe Bes Kallaku në familjet e prekura në fshatin e tij të lindjes, Bubq.
Dua Lipa dhe Aurela Hoxha do të dhurojnë fitimet nga shitjet e produkteve të tyre për familjet e prekura, ndërsa Lorik Cana po mbledh fonde në SHBA.
Ndërsa Morena Taraku, e cila ka ardhur në Shqipëri nga Turqia ka marrë përsipër operimin e një vogëlushi të dëmtuar nga tërmeti.