Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në jug të vendit. Epiqendra nuk dihet ende, por lëkundjet janë ndjerë fuqishëm edhe në Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë, Përmet dhe zona të tjera të jugut.
Burime për Tirananews.al konfirmojnë se nga lëvizjet e tokës nuk ka pasur dëme dhe as viktima.
Vitin e fundit Shqipëria është goditur nga një valë tërmetesh të cilat janë ndjerë jo pak në shumë qytete të vendit.