Më 17 shkurt do të zhvillohet konferenca e donatorëve të BE për Shqipërinë pas tërmetit tragjik të 26 nëntor. Lajmin e ka dhënë presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Koracisë , Andrej Plenkoviç me rastin e marrjes së kryesimit të BE-së nga ky vend.
“Jemi të lumtur që konferenca e donatorëve do të zhvillohet me 17 shkurt, pas tërmetit tragjik që goditi Shqipëinë. Do të përpiqemi të ndihmojmë Shqipërinë në fazën e rindërtimit. Muajit e ardhshëm janë të rëndësishëm për Balkkanin Perëndimor” tha Ursula Von Der Leyen.
Më pas presidentja e KE është shprehur se tashmë me marrjen e presidencës së BE-së nga Kroacia që është një vend që sapo ka hyrë në Bashkimin Evropian, do të punojnë fortë që edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të gjendet një rrugë për të hapur negociatat e anëtarësimit.
