Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Termocentrali i Zaporizhias/ Macron i kërkon Putinit të tërhiqet

23:57 / September 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
macron putin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata e krijuar pas pushimit të reaktorit të fundit bërthamor në Zaporizhia ka vënë në lëvizje liderët botërorë.

Në një bisedë telefonike, Presidenti francez i kërkoi Putinit të tërheqë armët e lehta dhe të rënda nga termocentrali bërthamor dhe të respektojë udhëzimet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për rivendosjen e kushteve të sigurisë në termocentralin Zaporizhia, sipas njoftimit për shtyp të Presidencës Franceze.

Gjatë bisedës telefonike, Emmanuel Macron “dënoi vazhdimin e operacioneve ushtarake ruse në Ukrainë dhe përsëriti kërkesën e tij për t’i dhënë fund sa më shpejt të jetë e mundur, për të filluar negociatat dhe për të rivendosur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

Presidenti i Francës ka zhvilluar dje një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky lidhur me situatën “shumë shqetësuese” në termocentralin bërthamor të Zaporizhia, thuhet në njoftimin e Presidencës franceze.

Emmanuel Macron foli me Putinin edhe për çështjen e sigurisë globale ushqimore dhe i kujtoi atij se “sanksionet evropiane nuk zbatohen për produktet bujqësore apo për produktet e nevojshme për bujqësinë”, ndërsa gjithashtu i kërkoi presidentit rus të garantojë zbatimin e marrëveshjes për eksportin e drithërave për të siguruar furnizimin e atyre që janë më në nevojë.

Moska thotë se eksportet e saj të produkteve bujqësore dhe plehrave janë ende të penguara nga sanksionet perëndimore, ndërsa Vladimir Putin tha të mërkurën se shumica e eksporteve të Ukrainës shkojnë në Evropë dhe jo në vendet e varfra.

Macron putini termocentrali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.