Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

20:39 / March 25, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mazniku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Opozita dhe mazhoranca kanë dakordësuar kalendarin e takimeve për reformën territoriale, pas debateve në mbledhjen e fundit dhe kërkesës së opozitës që dëgjesat të mos zhvilloheshin vetëm në territor, por kryetarët e bashkive të ftohen edhe në Kuvend për t’u dëgjuar nga komisioni i posaçëm.

Bashjëkryetari i kësaj reforme Arbjan Mazniku tha se dy palët kanë dakordësuar kalendarin e takimeve dhe frekuencën e takimeve.

“Dokumenti është punuar në mënyrë të përbashkët dhe ka dy kolona kryesore: dëgjesat në komision me kryetarët e bashkive sipas qarqeve dhe dëgjesat në terren. Kemi dakordësuar disa ditë të caktuara për dëgjesat në Kuvend që të mos përplasen me seancat. Kemi menduar që kryetarët e bashkive të dy qarqeve t’i zhvillojmë si takime në një ditë.
Kjo na jep mundësinë që, brenda rreth 4- 5 javësh, të zhvillohen dëgjesat e të gjithë qarqeve. Kemi vendosur të zhvillojmë dy aktivitete në javë për aktivitetet më të mëdha publike dhe duke pasur dhe suportin e Bashki të Forta sa i takon organizimit të takimeve dhe logjistikës. Gjithashtu, kemi një strukturë të ngjashme për dëgjesat tematike, të cilat do të nisin më 1 maj në Kuvend”, shpjegoi Mazniku, ndërsa takimi i parë për reformën do të zhvillohet me Ministrin e Pushtetit Vendor, Ervin Demo në 3 prill, duke hapur kështu fazën e parë të dëgjesave.
Gjithashtu Komisioni i Posaçëm për Reformën miratoi dhe listën e ekspertëve të komisionit.

3 prill dakorteson degjesa komisioni territorialja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shënohen 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, figura shqiptare që frymëzoi botën

09:11 / September 5, 2026

Zjarri në Himarë, Ministria e Mbrojtjes: 171 efektivë dhe 10 mjete në terren gjatë natës

09:05 / September 5, 2026

Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković! Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut

08:58 / September 5, 2026

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

08:52 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.