Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1787668688 fisnikqosja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfaqësuesit vendorë të PD i shprehën shqetësimet e tyre mbi draftin e PS për reformën territoriale në një takim me Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, që zhvilluan online këtë të martë.

Ata i thanë përfaqësuesve të Këshillit se krahas numrit të bashkive apo kufijtë e tyre, diskutimi duhet të bëhet për mënyrën se si merret një vendim që prek drejtpërdrejt qytetarët, shërbimet publike, përfaqësimin dhe autonominë vendore.

Fisnik Qosja, kryebashkiaku i Kavajës tha se PD kërkon të mbrojë interesat e qytetarëve duke ngritur këto qëndrime.

Po mbrojmë interesat e qytetarëve dhe jo të politikës”, deklaroi Qosja, duke shtuar se një proces i plotë konsultimi nuk e pengon reformën, por i jep asaj legjitimitet, besueshmëri dhe qëndrueshmëri.

Ndërsa Albert Malaj, paraqiti tre shqetësime kryesore: përmbylljen e procesit parlamentar pa u realizuar të gjitha fazat e parashikuara, mungesën e konsultimit konkret për propozimin e shkrirjes së 15 bashkive dhe mungesën e një konsensusi të gjerë në nivel vendor.

“Ne nuk u kërkojmë partnerëve ndërkombëtarë të mbështesin një hartë të caktuar, por të ndihmojnë që procesi të respektojë standardet evropiane të konsultimit, pjesëmarrjes dhe demokracisë lokale”, tha Malaj.

“Po bëhet një reformë pa pyetur qytetarët. Është një prerje e hartës pa asnjë analizë”, deklaroi Ylli Asllani, Sekretar për Pushtetin vendor në PD.

Kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz, Hilë Curri, solli në vëmendje qëndrimin e komunitetit ndaj propozimit për shkrirjen e bashkisë. Curri tha se Fushë-Arrëzi ka votuar kundër shkrirjes dhe kërkoi që Kongresi t’i tërheqë vëmendjen qeverisë për mosdëgjimin e komunitetit.

“Ne komunikojmë me deputetë dhe përfaqësues të mazhorancës dhe na thonë: nuk është reformë e mirë, por jemi të detyruar ta votojmë”, deklaroi Curri, thotë PD në njoftimin e saj.

Drafti i PS për Territorialen redukton numrin e bashkive nga 61 në 46, ndërsa PD kërkon shtimin e 100 bashkive në të gjithë vendin.

ankohen evropes krebashkiaket PD territorialja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026

Protesta/ Demo: 156 të lënduar, mes tyre 4 të mitur! Përdorimi i fëmijëve, përpjekje e maskuar e atyre që pushtetin duan ta marrin me dhunë

19:07 / October 16, 2026

Protestat/ Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot do të jemi të mbyllur, hapja do të varet nga zhvillimi i situatës  

14:44 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.